Tri variantet që mund të prodhojnë zgjedhjet për Lipjanin!?

Tri variantet që mund të prodhojnë zgjedhjet për Lipjanin!?

Merr flakë një shtëpi në Llugaxhi të Lipjanit

Shkruan: Xhemë Aliu

(Shkrimi nuk ka për qëllim t’i jap preferencat e mija për ndonjë subjekt apo kandidat të caktuar, por është ekstra një parashikimi personal, se si e shoh rezultatin që mund të prodhojnë zgjedhjet e të dielës, dhe rrjedhat që mund të pasojnë pas 22 Tetorit)

Varianti i parë, është që zgjedhjet t’a japin fituesin në raundin e parë. Bazuar në frymën mobilizuese rreth LDK-së, sidomos rreth kandidatit te saj per kryetar Lipjani, që e ka shoqëruar përgjatë një muaj fushate si dhe disa sondazheve të organizuara me votim të drejtpërdrejtë nga disa portale, në të cilat kandidati i LDK-së Imri Ahmeti, ishte bindshëm më i votuar se të gjithë kandidatët tjerë së bashku, (edhe përkundër asaj se sondazhet kanë treguar se jo gjithmonë janë tregues i saktë i matjes së opinionit), nuk përjashtohet mundësia që sondazhet, sidomos ato të organizuara nga Gazeta Ulpianapress, të kenë krijuar pasqyrë orientuese për fituesin e garës, aq më parë që për zgjedhjet nacioanale, sondazhe e kësaj gazete, kishin parashikuar me saktësi fituesin e tyre.

Varianti i dytë është që në raundin e parë Ahmeti të jetë kandidati më i votuar, por jo mjaftueshëm për t’a fituar garën pa pasur nevojën që edhe një herë të ngjitet në peshoren e matjes. Nëse në këtë variant, mejdanin e balotazhit Ahmeti do ta ndante me Hajrullahun e PDK-së, apo me Selimin e AAK-së, fare lehtë mund të ndodhë që këto dy parti do të bashkoheshin për ta përkrahur njërin nga keta dy, varësisht se cili do të jetë më i votuar nga raundi i parë.Në këtë situatë, edhe të bashkuara, këto dy parti zor është e besueshme so do t ‘ia arrinin t’a shkrinin përparësinë e dukshme të Ahmetit, që pritet ta krijojë karshi të dytit më të votuar në raundin e parë, sa për ta mposhtur ate në balotazh. Aq më tepër kur dihet se në këtë variant Vetëvendosje më shumë siguri nuk do ti bashkohej koaliciniot PDK-AAK, duke mos dalur jashtë qëndrimeve tashmë të ditura nga qendra e partisë, që koalicioneve me PDK-në , moti i ka vënë vija të kuqe. I vetëdijshëm për këtë, Ahmeti garës do t’ia mësynte i vetëm, pa bërë koalicion me Vetëvendosjen, përpos nëse kjo i diktohet për nevoja me pas shumicën në Kuvend, nëse partia e tij së bashku me partnerët e saj, nuk arrin të fitojë numër të mjaftueshëm të kuvendarëve, sa të marrë vendime, pa pasur nevojën e votave të kuvendarëve të Vetëvendosjes.

Varianti i tretë dhe i vetmi që do ti bënte bashkë PDK , VV dhe AAK, në përpjekje për ta larguar Ahmetin nga posti i kryetarit, është nese si i dyti më i votuar del kandidati i Vetëvendosjes Selatin Retkoceri, me kushtin që gara të shkojë në balotazh.. Në këtë situatë, është shumë e besueshme se Vetëvendosje në kërkim për të pasur të parin e Komunës, nuk do t’i respektonte qëndrimet e saj, sado të ngurta qofshin ato, që për koalicion me PDK-në, vijat e kuqe ti ngjyroste me jeshile. Ky varint në dukje, do ta bënte garën me të paqartë, por jo aq sa për të fituar Retkoceri, i cili nuk do to merrte përkrahjen e votuesve të PDK-së, të cilët të zhgënjyer nga përvojat e zgjedhjeve nacioanale, nuk do të pranonin që edhe një herë për postin kryesor, t’a votojnë një kandidat të një partie tjetër. Shto kësaj edhe faktin, se inatet që ka PDK me Vetëvendosjen, nuk janë hiq më te vogla se sa Vetëvendosje ka me partinë e tyre.

Se cilin nga këto tri variante do të prodhojnë zgjedhjet e të dielës, askush me siguri nuk mund ta parashikojë. Vetëm një gjë është e sigurt, se variant të katërt nuk ka.
( Opinoni paraqet mendimin personal të autorit, dhe nuk përfaqëson qëndrimet e gazetës).

COMMENTS