Turbullohen bursat, 161 miliarderë më pak në Kinë

Turbullohen bursat, 161 miliarderë më pak në Kinë

Nevoja për të kontrolluar çdo gjë: 3 arsye pse Erdogani është i fiksuar pas Gylenit

Turbullirat gjatë kohëve të fundit në bursën e Kinës kanë dhënë një goditje në rangjet e super të pasurve të vendit. Sipas firmës “Hurun Report” e specializuar në përllogaritjen e pasurive, vitin e kaluar në Kinë, përfshirë këtu Tajvanin dhe Hong Kong-un, kishte 161 miliarderë më pak.

Ulja e numrit të miliarderëve në Kinë erdhi si pasojë e një rënieje në bursë me vlerën 25%, si edhe një rënieje e valutës së vendit. Kështu u shpreh firma “Hurun Report” ndërsa botoi Listën Botërore të të Pasurve.

Tregjet financiare kineze u tronditën në vitin 2018 kryesisht nga lufta tregtare dëmtuese me Shtetet e Bashkuara si dhe prej frikës së shkaktuar nga rritja ekonomike që po ngadalësohej.

Sipas analistëve pritet që rritja ekonomike të përmirësohet gjatë këtij viti. Numri i miliarderëve kinezë ra nga 819 në 658 në fund të janarit, sipas Hurun.

Pavarësisht kësaj rënieje të ndjeshme, Kina ende ka më shumë miliarderë se Shtetet e Bashkuara. Nga ana tjetër sipas Hurun, në Shtetet e Bashkuara numri i miliarderëve u rrit me 13, duke e çuar atë në 584.

COMMENTS