U mbajt mbledhja e 4-të me radhë e Kuvendit Komunal të Lipjanit

U mbajt mbledhja e 4-të me radhë e Kuvendit Komunal të Lipjanit

“PACOLLI DO TË TRAJTOHEJ SI GJURIQ”

Kuvendi i Komunës së Lipjanit gjatë ditës së sotme nën udhëheqjen e kryesuesit Daut Azemi ka zhvilluar punimet e seancës së katërt me radhë.
Në mbledhje kanë marrë pjesë kryetari i Komunës Imri Ahmeti, drejtor të Drejtorive, përfaqësues të shoqërisë civile, media etj.
Në fillim të kësaj seance Kryetari Imri Ahmeti ka dhënë sqarime rreth çështjeve të ngritura nga asambleistët.
Gjatë kësaj mbledhje anëtarët e Kuvendit kanë shqyrtuar duke aprovuar këto pika të rendit të ditës si: Propozim vendim paraprak për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronave të paluajtshme të komunë, Propozim rregullorja për ndryshim dhe plotësimin e rregullores për kushtet kriteret dhe procedurat e ndarjes së subvencioneve 15NR.011-70915 e datës 28.12.2016, Propozim rregullorja për transparencën, Propozim vendim për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale Këshillit të Bashkësisë Islame në Lipjan për ndërtimin e Xhamisë në Lipjan, Propozim vendim për dhënien e pelqimit për ndarjen e mjeteve financiare Bashkësisë Islame në Lipjan dhe Propozim vendim për caktimin e lokacioneve për deponimin e mbeturinave nga ndërtimet dhe demolimet e tyre dhe groposjen e kafshëve të ngrodhura, ndërsa Propozim vendimi për themelimin e Komitetit për Politikë dhe Financa u vendos të shtyhet për mbledhjet ardhshme të Kuvendit.

COMMENTS