U mbajt mbledhje komemorative për puntorin e Administratës Bajram Zaskokun

U mbajt mbledhje komemorative për puntorin e Administratës Bajram Zaskokun

PDK- në Lipjan nderon Heroin e Kosovës Ramiz Shala

Sot në ambinetin e Kuvendit Komunal në Lipjan është mbajtur mbledhja komemorative, me rastin e ndarjes nga jeta të puntorit të Administratës në Komunën e Lipjanit Bajram Zaskokun.

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti tha se Bajrami panvarësisht gjendjes së tij shendetësore ai vazhdoi të kontribonte në vendin e tij të punës.

Ahmeti tutje shtoi se Bajrami ishte gjithëmonë aktiv në momentet e nevojshme për shoqërin, madje i rezistoi edhe shpërfaqjeve jo të lehta të rrëshqitjeve politike para dhe pasluftës.

Ndërsa drejtori i QKMF-së së Lipjanit, u shpreh kështu, Bajrami na la virtyte të larta, na la një rrugë të ndershme, një rrugë të punës, një njeri me vlera të shumëfishta.

Në emër të familjës foli vëllau i të ndjerit, i cili falenderojë për pjesmarrjën në këtë mbledhje komemorative./Ulpianapress/

COMMENTS