U mbajt seanca e radhës e Kuvendit Komunal në Lipjan

U mbajt seanca e radhës e Kuvendit Komunal në Lipjan

Fotografi e papublikuar deri më sot, Isa Mustafa bashkë me Lutfi Hazirin e Agim Veliun

Kuvendi Komunal i Lipjanit sot nën udhëheqjen e Kryesuesit Daut Azemi ka zhvilluar punimet e mbledhjes së 37-të, mbledhje në të cilën u aprovuan pika e rendit të ditës të cilat ishin propozuar për shqyrtim gjatë kësaj seance.
Pas prezantimit të raportit gjashtëmujor të punës së zyrës së Kryetarit edhe shqyrtimi-diskutimit i raportit të Auditorit të jashtë, plani i zbatimit të rekomandimeve të auditorit janë miratuar edhe këto pika të rendit të ditës:
Propozim vendim mbi aprovimin e Buxhetit për vitet 2021-2023, propozim rregullore për menaxhimin e mbeturinave në territorin e Komunës së Lipjanit, propozim për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores për taksat komunale 15 Nr.434-79235 të datës 20.12.2019, propozim rregullore për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores për ndarjen e Bursave për student të Komunës së Lipjanit 15 Nr.607-19941 e datës 29.05.2020, propozim vendim për zëvendësimin e antarëve të komisionit komunal të aksionarëve, propozim vendim për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit 15Nr.40-19921 të datës 29.05.2020 për ndarjen e mjeteve financiare për punëtorët e Komunës së Lipjanit që kanë punuar në teren gjatë pandemisë Covdi-19, propozim vendim për bartjen e rezervës komunale 2020 dhe është diskutuar procedimi i prezantimit të raportit të përformancës së Komunës së Lipjanit për vitin 2019.

COMMENTS