U raportuan për sjellje të dhunshme, por Arbëria jep shembullin e lojës fair-play (FOTO

U raportuan për sjellje të dhunshme, por Arbëria jep shembullin e lojës fair-play (FOTO

Kryetari i FFK-së Agim Ademi mbrohet në heshtje për akuzat për kërcënim e vdekje

Arbëria mposhti ekipin e Sharrit këtë vikend me rezultat 4:2, por ky nuk ishte lajmi i ndeshjes.

Mikëpritja e skuadrës vendase u bëri përshtypje klubit nga Elez Hani të cilët e falenderuan edhe publikisht klubin nga Dobraja për mikëpritje dhe shembull të lojës Fair-Play, raporton Gazetasheshi.com.

Kjo vjen vetëm disa javë pas raportimit të incidenteve në lojën Arbëria – Dardana, me ç’rast vendasit ishin akuzuar për sulm ndaj lojtarëve mysafirë.
Sidoqoftë pozitiv është fakti i rregullimit të mardhënieve ndërmjet klubeve në këtë rank garash, pasi në të kaluarën ka patur shumë probleme në organizim.

/Gazeta Sheshi/

COMMENTS