U ther për një grusht parash droge, dëshmia e mikut të masakruar nga shqiptari

U ther për një grusht parash droge, dëshmia e mikut të masakruar nga shqiptari

Shamia sterile për kirurget që bartin hixhab

Një borxh prej 170 eurosh në këmbim të një doze droge u bë shkaku i vdekjes së një 19 vjeçari në Greqi.
Këtë të enjte është zbardhur dëshmia e mikut të Thomait, adoleshentit grek që u vra nga shtetasi shqiptar I njohur me emrin Xhulian. Miku I grekut është shrehur se shqiptari erdhi për sherr dhe në një moment ka nxjerrë thikën duke e goditur në gjoks adoleshentin grek.

viktima
“U zumë me shqiptarët. Ata na rrahën. Xhuliani menjëherë qëlloi me thikë në gjoks Thomain. U përpoq që të më qëllonte edhe mua, por fatmirësisht ndërhyri një miku ynë dhe më shpëtoi. Thomai tentoi të largohej pasi u qëllua, por pak më vonë u rrëzua, ishte i mbuluar me gjak”,

I riu, dëshmitar okular i vrasjes makabre, është shprehur se greku e kishte kontaktuar për të blerë hashash, por ky i fundit nuk kishte sjellë drogën. Shqiptari ka qenë së bashku me dy bashkëkombas të tjerë. Pas sherri verbal ka nisur një konflikt i cili ka përshkallëzuar në përdorimin e armës së ftohtë. Policia tashmë i ka identifikuar dhe dy shqiptarët e tjerë të cilët dyshohet se janë arratisur drejt Shqipërisë./Gazeta Express

COMMENTS