Udhëtim i vështirë për Ulpianën

Udhëtim i vështirë për Ulpianën

KB Lipjani ska të ndalur, mposht Vëllaznimin në Gjakovë

Ndeshja ndërmjet Ramiz Sadikut dhe Ulpianës do ta mbyll xhiron e 21-të të Ligës së Parë. Kjo ndeshje do të jetë shumë interesante, pasi për të dy skuadrat pikët janë shumë të nevojshme.

Ulpiana pas humbjes turpëruese në “Sami Kelemndi” nga Drenasi, gjendet në pozitë të 12-të në tabelë me 22 pikë.
Klubi lipjanas gjatë afatit kalimtar bëri merkato që edhe klubet e Superligës do t’ia kishin lakmi, pasi në radhët e veta afruan futbollistë shumë cilësorë si, Mentor Mazrekaj, Endrit Ademi, Pleurat Hajdini, Egzon Qerimi, Altin Aliu, Kujtim Dubova si dhe Denis Halitin.

Ndeshja me Ramiz Sadikun do të jetë dhe një test shumë i rëndësishëm për ‘’profën’’ i cili në katër ndeshje e para të këtij stinori në krye të klubit, ka arkëtuar vetëm katër pikë, e që përkthyer në çdo gjuhë tjetër përpos gjuhës së kyesisë së Ulpianës, atij do dë duhej thënë ‘’IK nga ke ardhur’’./Ulpianapress/

COMMENTS