Ulpiana apo Istogu/ Liga e Parë ‘zjarr’ të dielen!

Ulpiana apo Istogu/ Liga e Parë ‘zjarr’ të dielen!

Asamblesitët e PDK-së shpërndajnë dhurata fëmijëve në qendrën e autizmit në Lipjan

Edicioni i ri i Ligës së Parë do të marrë jetë me përballjen e kësaj të diele në orën 17:00 mes Ulpianës dhe Istogut, njofton Ulpianapress.

Ulpiana do të ngrejë siparin e Ligës së Parë me ndeshjen ndaj Istogut, një 90 minutësh që ka dukshëm vendasit favoritë, por ashtu siç ka treguar çdo sezon, kjo ligë i befason parashikuesit.

Në fakt, pakkush mendon se “Bardh e kaltërtit” do të dorzohen leht në “Sami Kelmendi”, nëse merr në analizë zhvillimet në merkato dhe organikën e kësaj skuadre.

Formacioni i mundshëm i Ulpianës kundër Istogut.

Rexhepi, Kutllovci, Ahmeti, Makolli, Emini, Baftiu, Shala, Blendoni, Musliu, Kelmendi, Ymeri.

COMMENTS