Ulpiana barazon si mysafire, merr një pikë të artë

Ulpiana barazon si mysafire, merr një pikë të artë

“Është pak më vështirë se me shkuar në Lipjan”

Skuadra tjetër lipjanase që bënë gara në Ligën e Parë, KF Ulpiana, ka marr një pikë të artë në Prizren, pasi në kuadër të javës së 18-të ka barazuar 1 me 1 me Lirinë.

Në këtë ballafaqim që u luajt në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren, dy skuadrat synuan fitoren por në fund loja u mbyllë pa fitues, pasi të dyja ekipet shënuan nga një gol.

Skuadra mysafire, ishte ajo që e para kaloi në epërsi, me golin e Selimit, ndërsa barazoi Liria me golin e shënuar nga Gjini.

Sezoni pranveror filloi mbarë për lipjanasit, të cilët pas dy takime arkëtuan plotë katër pikë.
Tani Ulpiana ka 22 pikë dhe mbanë pozitën e 11-të./Ulpianapress

COMMENTS