Ulpiana e ka fituar tashmë kampionatin e vet, ta mbështesim e ndihmojmë të fitojë kampionatin tonë

Ulpiana e ka fituar tashmë kampionatin e vet, ta mbështesim e ndihmojmë të fitojë kampionatin tonë

Fshati drejt zhdukjes, autoritetet ofrojnë 20 mijë euro për çdo banor të ri

Shkruan: Granit Duriqi

Sapo ka përfunduar java e 15-të e Ligës së Parë e bashkë me të, edhe gjyqi për Ulpianën. Gjyq për këto 5 javët e fundit por edhe verdikte të tipit “jemi aty ku jemi rastësisht”, “nuk e meritojmë vendin që kemi”, “lamtumirë vendi i parë” etj.
Çdokush ka të drejtën të japë opinione, edhe publike, edhe pa qenë specialist e njohës i futbollit. Sidomos kur flasin me zemrën bardheblu. Deri para pak javësh Ademi, Rrahmani, Bardhi, Ajeti e futbollistët e sidomos dyshja drejtuese Salihu e Duriqi, ishin heronjtë e padiskutueshëm, ata që po realizonin ëndrrën e shumëdëshiruar nga të gjithë ne. Një Ulpianë që për herë të parë në 7-8 vjet, nuk lëkundet apo përpëlitet për mbijetesë.

Nuk jam e nuk pretendoj të jem specialist futbolli, as edhe tifoz nga ata që nuk lënë ndeshja pa ndjekur në tribunë brenda e jashtë Lipjanit. Por pavarësisht kësaj, disa gjëra mund të përceptohen lehtë.

Ulpiana po kalon një moment jo shumë të mirë. Vazhdojmë të jemi të parët, por tashmë Vitia është me pikë të barabarta me ne dhe kalendari për Ulpianën nuk është aspak i lehtë. Ekipi nuk po funksionin si grup i konsoliduar, ndoshta për shkak të dëmtimeve, kartonave apo ndonjë gjë tjetër që nuk ka dalë akoma në ajër.

“Hirushja” e kësaj Lige, ka pësuar një transformim. Mbase për shkak të lodhjes së akumuluar, një stoli që nuk ofron shumë ose…për shkak të vetëkënaqësisë së parakohshme. Për temën e “dashamirësisë” së Federatës e arbitrave, as nuk ia vlen të diskutohet. Shkurt, është një moment “JO” i skuadrës, siç i ndodh çdo ekipi, në çdo kampionat të botës.
Klubi, strukturat e tij teknike, besoj se kanë bërë e do të bëjnë analizat e duhura, edhe pas fitorës me përmbysje ndaj prishtinasve të mbijetesës por me emër të madh e me lojtarë që meritojnë vlerësim. Duhet reagim, shkundje shumë shpejt, sepse në ndeshjen e radhës kemi përballë Dardanën e etur për pikë.

Një rol shumë të madh, kemi edhe të gjithë ne, qoftë edhe për një postim në rrjete sociale. Kjo Ulpianë, Ulpiana jonë, ka nevojë për mbështetje pa kufi, pa kushte dhe të qendrueshme, deri në fund të kampionatit. Mbështetje që duhet bërë të ndjehet, të shprehet, të shpaloset me të gjitha mënyrat.

Sot, të gjithë pretendojmë nga Ulpiana jonë titullin kampion dhe biletën për në Superligë. Por në start të këtij sezoni, askush nuk guxonte as ti ëndërronte, aq më pak ti artikulonte me fjalë siç ndodh sot. E merita është e këtij grupi, e këtyre drejtuesve, nëse sot guxojnë të ngrejmë zërin se përse Ulpiana jonë po rrezikon të mos shpallet kampione.
Koha e “tradhtarëve” dhe e “Servilëve”, për Ulpianën, nuk është sot. Ulpiana e ka fituar kampionatin e vet, ta ndihmojmë, ta mbështesim të fitojë edhe kampionatin tonë!
Forca Ulpiana!!

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)