Ulpiana e pafat, Dardana barazon në fund të ndeshjes

Ulpiana e pafat, Dardana barazon në fund të ndeshjes

Pas votimit në Kuvend për ushtrinë, vjen reagimi i NATO-së

Ulpiana ka barazuar 1:1 me Dardanën në ndeshjen e zhvilluar në Shtime.

Djelmoshat e udhëhequr nga Fadil Ademi ishin afër fitores, por në minutat e fundit kamenicasit shënuan për ta barazuar rezultatin, shkruan Ulpianapress.

Vangjil Bllaca kaloi në epërsi Ulpianen pasi shënoi në minutën e 25-të pas asistimit të Shqiprim Kelmendit.

Dardana arriti që ta barazonte rezultatin në minutën e 95-të të ndeshjes.

Ulpiana pas 7 ndeshejve të zhvilluara renditet e para me 14 pikë, ku ka arritur katēr fitore, dy barazime dhe një humbje.

COMMENTS