Ulpiana këndellet, fiton në udhëtim kundër Dardanës

Ulpiana këndellet, fiton në udhëtim kundër Dardanës

STUHIA GODET BRITANINË

Ulpiana e ka mposhtur me vështirësi Dardanën në udhëtim me rezultat 0:2 në kuadër të Ligës së Parë, shkruan Ulpianapress.

Skuadra bardhekaltër nga Lipjani ishte më e mirë gjatë tërë ndeshjes dhe shënoi dy gola për tre pikë shumë të rëndësishme.

Drin Ymeri kaloi në epërsi 1:0 mysafirët në minutën e 33-të, derisa me këto shifra u mbyll pjesa e parë.
Shqiprim Kelmendi realizoi një gol të bukur nga distanca në minutën e 85-të për 2:0.

Pas kësaj fitoer Ulpiana renditet në pozitën e 12-të në Ligën e Parë me 16 pikë pas 13 ndeshjeve./Ulpianapress/

COMMENTS