Ulpiana – Minatori, derbi i zjarrtë

Ulpiana – Minatori, derbi i zjarrtë

Veseli, në Lipjan do të kemi fitoren ma spektakolare

Nuk ekziston një ndeshje tjetër në futbollin lipjanas që të ketë më tepër pasion se derbi i qytetit, Ulpiana-Minatori, një përballje që ndez turmat dhe evokon historinë, ndan qytetin për 90 minuta dhe bashkon në stadium zemrat bardheblu dhe ato bardhekuqe.

Këtë të diel, në orën 13:00, në “Sami Kelmendi”, Ulpiana e Minatori do të zbresin në fushë për një tjetër duel jo vetëm futbolli mes tyre, për të kërkuar që të mbizotërojnë në qytet, ku prej 15 ndeshjesh qëndron në fron Minatori, i pamposhtur dhe më pranë se kurrë ngritjes së një nivel ma lart pas shumë vitesh, transmeton Ulpianapress

Një derbi i shtëpisë, duke filluar nga stoli, i veshur me ngjyra ekzotike falë lojtarëve që disa prej tyre për herë të dytë do ta luajnë në këtë sezon, por dhe një derbi që mund të vlejë edhe për prestigj, për revansh ndaj kundërshtarit, por mbi të gjitha për një vend më lart në tabelë.

Ulpiana-Minatori nuk është kurrë një sfidë e zakonshme, në të gjithë përbërësit e saj. Nuk është e zakonshme sa i përket interesimit, rivalitetit. Sepse Ulpiana-Mintaori është derbi i pasionit, derbi me “D” të madhe, ku “D” simbolizon dhe dashurinë që këto dy skuadra përçojnë. Ndaj në orën 13:00, të gjithë tifozët mund të zënë vend në tribunën e tyre në “Sami Kelmendi”, ose në tribunën e shtëpisë./Ulpianapress

COMMENTS