United u mëson përulësinë lojtarëve të rinj me këtë foto të Messit

United u mëson përulësinë lojtarëve të rinj me këtë foto të Messit

Ambasadori O’Conell: Kjo skuadër do ta fitojë Ligën e Kampionëve

Manchester United është një shembull në rritjen e lojtarëve të rinj. Klubi anglez nxjerr çdo sezon 2-3 futbollistë me shumë të ardhme që luajnë më pas me ekipet e Premier League.

Por, ajo që i intereson më shumë është që të rinjtë të qëndrojnë me këmbë në tokë. Atyre u flitet mbi yjet e futbollit botëror dhe mbi jetën që bëjnë ata.

Ditët e fundit është mësuar se në muret e akademisë së United është e varur një fotografi e Leo Messit duke fshirë këpucët e tij gjatë një ndeshjeje të Argjentinës kundër Kroacisë, të luajtur në “Upton Park”.

“The Times” thotë se kjo është bërë për të dhënë mesazhin se pavarësisht sa futbollist i madh që është, Messi nuk e humb përulësinë.

COMMENTS