Ushqimet që kurrsesi nuk duhet t’i hani kur jeni me grip

Ushqimet që kurrsesi nuk duhet t’i hani kur jeni me grip

A shkaktojnë kancer telefonat?

Personat që vuajnë nga virozat dhe gripet zakonisht nuk kanë oreks. Megjithatë, ushqimet luajnë një rol të rëndësishëm në shërimin e organizmit, rimëkëmbjen e imunitetit si dhe funksionimin e metabolizmit. Ekzistojnë disa ushqime, që nuk preferohen të konsumohen nga persona që janë më grip.

Drithërat e rafinuara- makaronat, orizi dhe produktet e tjera që përmbajnë drithëra të përpunuara nuk duhet ngrënë nga personat që janë me grip. Këto ushqime kanë nivel të lartë të glicemisë dhe e rrisin ndjeshëm nivelin e sheqerit në gjak.

Ëmbëlsirat dhe kafeja- sheqeri është një karbohidrat i rafinuar, i cili e nxit inflamacionin. Ai gjendet në pije të gazuara, akullore dhe ëmbëlsira. Në vend të kafesë, që gjithashtu është e dëmshme ju mund të përdorni çajra.

Produkte të tjera të cilat nuk duhet kurrsesi t’i hani kur jeni me grip janë: alkooli, suplementet, ushqimet me yndyrë si dhe produktet e bulmetit. /Express

COMMENTS