Varroset afër varrit të babait, i jepet lamtumira e fundit 24-vjeçarit Shqipdon Aliut

Varroset afër varrit të babait, i jepet lamtumira e fundit 24-vjeçarit Shqipdon Aliut

Profa, pas aderimit tim në AAK-në e Lipjanit, mbi 1 mijë të rinjë janë anëtarësuar

Ka filluar ceremonia e varrimit të 24-vjeçarit nga fshati Gadim e Ulët e komunës së Lipjanit. Shqipdon Aliu u gjet i vdekur mbrëmjen e së hënës në fshatin e tij të lindjes, ndërkaq rrethanat e vdekjes së tij janë ende të panjohura.

Familjarët e 24-vjeçarit kanë filluar ceremoninë e varrimit të të ndjerit Shqipdon Aliu. Ai do të varroset në fshatin e lindjes, pranë varrit të babait i cili vdiq para një jave.

Trupi i pajetë i Shqipdonit i cili ishte raportuar i zhdukur nga familjarët e tij, është gjetur mbrëmjen e së hënës në fshatin Gadime e Ulët në Lipjan.

Të shtunën e 12 tetorit ishte larguar nga shtëpia e tij në fshatin Gadime e Ulët e Lipjanit. 24-vjeçari Shqipdon Aliu kishte thënë se po shkon në Prishtinë për t’u takuar me dikë. Mirëpo, ai nuk kishte shkuar atje ku kishte thënë.

Pas disa ditësh kërkime pa sukses, policia kishte kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve për ta gjetur Shqipdonin.
Pas nëntë ditësh, Shqipdoni u gjet i vdekur në fshatin e tij të lindjes. Lajmin për gjetjen e tij e konfirmoi policia në mbrëmjen e së hënës.

“Me datën 21.10.2019 rreth orës 21:30, në fshatin Gadime e Ulët të Lipjanit, saktësisht në një gropë (te gurthyesi i vjetër), është gjetur një trup i pajetë. Ekipet e nevojshme policore janë në vendngjarje. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se bëhet fjalë për personin e raportuar të zhdukur me datën 14 tetor. Kanë qenë informacionet e qytetarëve ato që kanë ndihmuar policinë të gjejnë vendndodhjen e personit”, tha për Express zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Ahmet Limani ishte personi që kishte rënë në gjurmë të Shqipdonit mbrëmjen e së hënës. Ai kishte gjetur telefonin e tij, një pako cigaresh dhe një shkrepëse, në vendin ku më pas do të gjendej edhe trupi i pajetë i 24-vjeçarit.

Limani ka treguar për Express se si ka ndodhur e tërë ngjarja pas gjetjes së gjërave të cilat i përkisnin Shqipdonit.

“E kam gjetë një telefon, një pako cigaresh dhe një shkrepës. Telefoni ka qenë i ndalur, kur kam shku në shtëpi e kam mbushë me bateri dhe kur është ndezë në ekran ka dalë një fotografi e Shqipdonit. Familjarët më kanë thënë se personi që është në fotografi është duke u kërkuar. E kam telefonu dajën e tij, i kam thënë të vijë tek unë. E kemi telefonuar edhe policinë, bashkë me dajën dhe policinë kemi shku në vendin ku e kam gjetur telefonin dhe gjërat tjera, në afërsi të atij vendi policia e ka gjetë edhe trupin e pajetë të Shqipdonit”, ka thënë Limani./GazetaExpress

COMMENTS