Vendi ku mund të bëni blerje të sigurt!

Vendi ku mund të bëni blerje të sigurt!

Komuna e Lipjanit sot ka pranuar donacion 200 pako ushqimore dhe miell nga “Qatar Charity”

Ka mbi një muaj që kur në Kosovë, janë paraqitur rastet e para me COVID-19.

Ky virus infektues, ka bërë që qytetarët të qëndrojnë brenda dhe të dalin vetëm kur kanë nevojë të furnizohen me gjëra esenciale.

Por mbi te gjitha blerjet për produkte ushqimore e higjenike duhet të kryhen në vende të sigurta, në markete ku stafi është i mbrojtur dhe ofrohet siguria maksimale për konsumatorin.

Këtë siguri në blerje ju mund ta gjeni në Qendrën Tregtare “7 Vëllezërit” Center në Lipjan.

Por pse ju duhet të blini në këtë market?

“7 Vëllezërit” Center është duke investuar vazhdimisht në implementimin e rekomandimeve të propozuara nga autoritetet shtetërore si dhe është duke u kujdesur që stafi respekton të gjitha rregullat për mbrojtje nga COVID 19. Gjithashtu, ky market është duke bashkëpunuar ngushtë me furnitorët në mënyrë që të përmbushen të gjitha kërkesat e konsumatorëve. Ofertat për produktet esenciale vazhdojnë të jenë aktive në marketin e “7 Vëllezërit”, me çmime shumë korrekte dhe oferta shumë të mira.

I gjithë stafi në “7 Vëllezërit” është i pajisur me të gjitha materialet personale mbrojtëse sipas udhëzimeve nga institucionet e vendit.

Përveç kësaj marketi është i pajisura me dezinfektues për duar si dhe dezinfektues për hapësira të punës dhe paisjeve. Gjithashtu stafi janë të udhëzuar për mënyrën dhe kohën e dezinfektimit të hapësirave të brendshme të punës dhe hapësirave të kontaktit nga konsumatorët si dhe janë duke vepruar në kohë dhe me shumë përkujdesshmëri.

Puna gjatë kësaj kohe në marketin “7 Vëllezërit” është nga ora 07:00 deri në 22:30.

Gjithmonë pranë jush, “7 Vëllezërit” Center n’derë t’shtëpisë!

COMMENTS