PDK merr mbështetje të madhe në Shalë (Video/Foto)

PDK merr mbështetje të madhe në Shalë (Video/Foto)

Hajrullahu shpalos platformën e tij, para banorëve të Rubovcit dhe Kojskës

PDK e Lipjanit, sot ka mbajtur tubimin përmbyllës për zgjedhjet lokale 2017, në Shalë dhe Magure në të cilin pjesëmarrës ishte edhe kryetari i PDK-së dhe njëherit kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, njofton Ulpianapress

Para të pranishmëve, kandidati për Kryetar të Komunës së Lipjanit Ismet Hajrullahu,  shpalosi disa nga objektivat e tij të programit qeverisës.

I duartrokitur dhe nen brohoritjet e te pranishmeve, duke thirrur emrin e tij, në vijim të fjalës së tij kandidati Hajrullahu theksoi: ‘’Të flasësh para një populli të tërë, para një populli të Drenicës nacionaliste, para Drenicës Demokratike është jo pak emocion.Data 22 tetor do të jetë clirimi i dytë i Lipjanit nga korrupsioni i cili e ka ngulfatur Komunën e Lipjanit, Unë i jam mirënohës të gjithë qytetarëve të Drenicës, për të gjithë kontributin e jashtëzakonshëm,jo vetëm në luftën e fund shekullit XX-të, jo vetëm në luftën e UCK-së, po në të gjitha periudhat historike, e cila ishte bartëse e lirisë e të clirimit të Kosovës’’

Ndërkaq, për kontratëtë me banorët e Shalës, kandidati Hajrullahu u shpreh: “Unë e kam shpalosur jo shumë kohë me parë kontratën qe patëm me juve Drenicën. Të jeni të sigurt që të gjithë atë kontratë që e kam shpalosur para jush,  nuk do ta kisha guximin kurrë të premtoja aq shumë, nëse nuk do ta kisha mbështetjen e kryetarit Veseli, i cili qëndron prapa të gjithë platformës që ka PDK për Komunën e Lipjanit’’

Hajrullahu i ka ftuar shaljanet që masovikisht të dalin në zgjedhjet e 22 tetorit, t për ta përmbysur qeverisjen e kryetarit Ahmeti.

‘’Ju ftojë që kështu siq jeni këtu masovikisht,  të dilini në zgjedhjet e 22 tetorit. Le të jetë votë për të ardhmen e Komunës së Lipjanit, për të ardhmen e shkollës së re’’ ka përfunduar fjalimin Hajrullahu.

Të pranishmëve në këtë tubim iu drejtua me një fjalë përshëndetëse edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës.

‘’Drenica na ka mbajtë kur ka qenë më se vështiri, prandaj jam krenar që kam qenë në këtë pjesë në momentet më të lavdishme të popullit tonë dhe e di shumë mirë se sa trima kanë qenë kjo zonë në kohën e luftës, Sa dëshmorë e heronjë kanë ra dhe sa heronjë e martirë janë këtu ne mesin e juaj. Po u’a jep fjalën që sa të rrojë PDK, do të jetë në përkrahje të juajen, sepse ju e meritoni, keni dhënë shumë për vendin tonë ’’
Tutje Veseli është zotuar se qëndron prapa cdo projekti që kandidati Hajrullahu e ka prezantuar.


“E siguroj fuqishëm se ka me u përkrahë edhe zona e Shalës, Kleckes ,Divjakës,Resinocit, Krojmirit dhe në të gjitha fshatrat në Komunën e Lipjanit,  do të ketë investime të fuqishme, për arsye se ka mundësi të një zhvillimi të mirëfillt dhe të fuqishëm ekonomik” ka thënë Veseli duke dhënë zotimin e ti për realizimin e kësaj.Ai këtu ka vecuar zonën e Shalës, për të cilën tha se se bashku me të gjitha fshtrat përreth, ka mundësi që të zhvillojë bujqësinë dhe turzmin.

Kryetari Veseli u shpreh i bindur në fitoren e kandidatit të PDK-së për Kryetar të Komunës së Lipjanit Ismet Hajrullahu .

Kreu i PDK-së ka thënë se nuk ka asnjë dilemë për vullnetin e lipjanasëve dhe më 22 tetor, sipas tij, Ismet Hajrullahu do të jetë Kryetar i Lipjanit./Ulpianapress/

COMMENTS