Veseli takon deputetin Beyer, u bisedua për thellim bashkëpunimi me Gjermaninë

Veseli takon deputetin Beyer, u bisedua për thellim bashkëpunimi me Gjermaninë

Milaim Zeka kundër Nismës, bojkoton seancën e jashtëzakonshme

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka pritur në takim deputetin e Parlamentit të Gjermanisë nga radhët e CDU-së, Peter Beyer, me ç’rast kanë diskutuar për nevojën e një bashkëpunimi më të madh mes dy vendeve.

Veseli ka falënderuar deputetin Beyer për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës dhe i ka theksuar se synimi i tij është që sa më shumë kompani gjermane të investojnë në Kosovë, njofton Klan Kosova.

“Me deputetin e Parlamentit të Gjermanisë nga radhët e CDU-së, Peter Beyer, diskutuam për nevojën e një bashkëpunimi më të madh mes dy vendeve tona. E ritheksova synimin tim që sa më shumë kompani gjermane të investojnë në Kosovë. Për këtë do të punojmë në vazhdimësi. Edhe një herë falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës, e për më tepër tash në procesin e liberalizimit të vizave”, ka shkruar Veseli në llogarinë e tij të Facebook-ut.

COMMENTS