Vetaksident në Lipjan, lëndohet një person (Foto)

Vetaksident në Lipjan, lëndohet një person (Foto)

Hapgood: Haradinaj anulon vizitën në Iowa të SHBA-së

Sot rreth orës 23:00, në rrugën “Lidhja Prizrenit”, në Lipjan, ka ndodhur një aksident trafiku, me ç’ rast ngasësi i një automjeti (Golf 5+), për arsye që tani për tani janë duke u hetuar nga policia, ka godit shtyllën e semaforit.

Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore ka pësuar një person, shtetas i Republikës së Kosovës, i cila është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë e nevojshme policore të cilat po punojnë me qëllim të hetimit dhe ndriçimit të të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë aksident trafiku./Ulpianapress

COMMENTS