Vetëvendosje e Lipjanit pritet me atmosferë festive në fshatin e kandidati të saj (Video/Foto)

Vetëvendosje e Lipjanit pritet me atmosferë festive në fshatin e kandidati të saj (Video/Foto)

Vetëvendosje e Lipjanit gjobitet me 550 euro (Dokument)

Në një atmosferë festive të krijuar nën tingujt e tupanave dhe zurlave, duke ia marrë edhe valles, ka filluar Vetëvendosje tubimin e saj përmbyllës në Llugaxhi, fshatin e kandidatit të saj për kryetar të Komunës Selatin Retkocerit.

Si nikoqir i tubimit, Retkocerit përpos një numri të madh të bashkëfshatarëve, simpatizantë të tij dhe subjektit me të cilin garon, si mysafirë në këtë tubim, në mbështetje i kishin ardhur edhe bashkëfshatari i tij i dikurshëm, aktualisht deputet në Kuvendin e Kosovës Glauk Konjufca, si dhe një numër i kandidatëve, me të cilët ky subjekt garon nëpër komuna tjera.

Derisa iu është drejtuar të pranishmëve deputeti Konjufca, e ka quajtur fshatin ku kaloi një pjesë të jetës së tij, si vend të arsimit, të emancipimit dhe përparimit, duke shtuar se vendlindjes së tij Llugaxhisë i ka ardhur momenti i rëndësishëm që ta ketë të parin e qeverisë së Lipjanit.

Duke folur fjalë të mira për fshatin e tij, Konjufca tha se shumica e të arriturave në infrastrukturën e fshatit, janë ndërtuar me kontributin e banorëve të ndershëm të Llugaxhisë.

I brohoritur nga të pranishmit, kandidati për kryetar të Komunës Selatin Retkoceri, pasi ka marrë fjalën, iu ka bërë thirrje qytetarëve që do ta votojnë të dielën, duke u zotuar para tyre, se ai së bashku me ekipin e tij, do të angazhohen që ta bëjnë Lipjanin shumëfish më të zhvilluar, se sa kanë bërë kryetarët e deritanishëm.

Duke u betuar para cdo qytetari, Rektoceri ka thënë se krejt të këqijat që e kanë rëndue jetën e qytetarit, përgjatë këtyre 18 viteve, duke përjetuar përbuzje, shantazhime, dhe shumë të zeza tjera, do të marrin fund me 22 Tetor me fitoren e Vetëvendoses./Ulpianapress/

COMMENTS