Video: Arbëria shpartallon Vëllaznimin

Video: Arbëria shpartallon Vëllaznimin

Vjosa Osmani gruaja në top tre politikanët model

Arbëria ka shpartalluar Vëllaznimin e Gjakovës me rezultatin 3-0 në shtëpi. U mendua si një ndeshje më e vështirë për djemtë e Nuhi Bahtirit, por nuk rezultoi kështu, pasi me Kashtanjevën, Kryeziun dhe Bytyqin që janë në superformë gjithçka bëhet më e thjeshtë.

Sulmuesit dobrajas morën për dore ekipin e tyre duke e çuar te fitorja. Në radhë të parë Kashtanjeva nxori nga hiçi një golë fantastikë që e realizoi me “dhunë” duke hedhur në tapet mbrojtjen e gjakovarëve. Goli i parë u realizua në minutën e 14′.

Pjesa e dytë nisi nën shijen e së parës, pasi ishte Kryeziu që tregoi cilësinë e tij si sulmues. Ai fitoi një top në mbrojtjen e Vëllaznimit, avancoi mes 2 lojtarëve dhe gjuajti fort për 2-0.

Goli i tretë dhe i kapitullimit u realizua në minutën e 80′, Bytyqi vallëzoi mes mbrojtes, gënjeu dhe Ruqin dhe realizoi për 3-0.

Arbëria është ringjallur, pasi merr fitoren e rëndsishme, pas barazimit në Prizren .Dobrajasit tashmë i bashkohen pjesës kryesore të tabelës, ndërsa Vëllaznimi zhytet dhe më shumë në fund të tabelës./Ulpianapress/

COMMENTS