Vihet gurthemeli i sallës sportive në Shalë

Vihet gurthemeli i sallës sportive në Shalë

Ahmeti voton në Poturovc

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë me buxhet vetjak në vlerë prej 250 mijë eurosh ka nisë gurthemelin e sallës sportive në shkollën fillore “Ibrahim Banushi” në fshatin Shalë të komunës së Lipjanit.

Ky projekt ka nisë të realizohej pas kërkesave nga subjekti i Nisma Socidemokrate, dega në Lipjan.

Gjatë inaugurimit të punimeve të premten (sot), ishte i pranishëm edhe ministri i MASHT-it Shyqiri Bytyqi, i cili midis të tjerash ka thënë se është një festë e dyfishtë për shaljanët sepse përveç ditës së shkollës fillore po e nisim edhe këtë projekt me qëllim të rritjes së cilësisë dhe kushteve për nxënësit dhe mësimdhënësit, raporton “Koha Ditore”.

“MASHT-i është i përkushtuar që të krijojë kushte dhe ambiente sa më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit, që me të vërtetë arsimin ta kemi në nivelin e duhur. Ky projekt në vlerë prej 250 mijë eurosh pritet të finalizohet brenda këtij viti”, ka thënë midis të tjerash Bytyqi.

Ai me këtë rast ka uruar banorët e Shalës edhe për emërimin e ri të shkollës së mesme e cila tashmë mban emrin e dëshmorit “Shaqir Hoxha”. Ai ka shtuar se ministria e Arsimit do të vazhdojë edhe në të ardhmen të realizojë projekte infrastrukturore e arsimore në këtë fshat ashtu siç po bëhen investime madhore edhe nëpër komuna dhe fshatra të tjera në gjithë Kosovën.

COMMENTS