Kuvendarja më e votuara në Lipjan falënderon votuesit

Kuvendarja më e votuara në Lipjan falënderon votuesit

Ish kryesuesja uron kryesuesin e ri (Foto)

Femra më e votuar në Kuvendin e Lipjanit, Vlora Limani Hajnuni, nuk i ka harruar votuesit për besimin e dhënë në zgjedhjet ne tetorit, dhe duke u treguar mirënjohëse ndaj tyre, ajo nëpërmjet një postimi në facebook, iu është drejtuar atyre publikisht me një falënderim.

Në falënderimin e saj Hajnuni, ka cmuar vetëdijen e qytetarëve, që ditën ta cmojnë punën e kryetarit Ahmeti, duke votuar për një fitore bindëse të tij, që me votën e tyre vendosën që pas shumë vitesh, LDK, partia që i takon Hajnuni, të udhëheqë me Kuvendin.

Në falënderimin e saj, Hajnuni, në vecanti ka cmuar për nder, vlerësimin që qytetarët me votë ia dhanë asaj, duke e renditur si gruan më të votuar në Komunën e Lipjanit.

Postimi i plotë i Vlora Limani Hajnunit:

“Të dashur familjar
Të nderuar bashkëvendës, ju lipjanas të nderuar
Tani më kur numërimi i votave të zgjedhjeve lokale po i afrohet fundit dhe më që shumica nga ne që kemi qenë në garë tani më i kemi rezultatet e përafërta, dua t’ju falënderoj të gjithë juve që besuat në ne dhe që edhe për një mandat na besuat qeverisjen e Lipjanit. Jam e lumtur që në këto palë zgjedhje, përveç FITORËS bindëse të kryetarit AHMETI, votuesi Lipjanas pas shumë vitesh, ka vendos që LDK të udhëheq edhe me Kuvendin duke e votuar me mbi 10400 vota listën e kandidatëve tonë për Kuvend.
Është nder për mua në veçanti, që zgjedhjet e 22 tetorit të më rendisin si GRUAN më të VOTUAR në Komunën e Lipjanit, nder ky i cili pastaj më ngarkon me përgjegjësinë e të qenurit në krye të detyrës për çka edhe jam zgjedhur. Në Lipjan, 2013-ta ishte viti i thyerjes së tabuve, se gratë nuk mund të udhëheqin institucione të rëndësishme të shtetit siç është Kuvendi i Komunës. Ndërsa 2017-ta na tregoj që me punë dhe guxim, gratë dhe vajzat mund të jenë shumë të votuara, pavarësisht ambientit “të egër politik” në të cilin garojnë.
Do vazhdojmë të punojmë ashtu siç e filluam para katër viteve: ME NDER, KRENARI DHE BESIM, duke qenë plotësisht në shërbim të qytetarit”

COMMENTS