Vlora Limani-Hajnuni ka mbledhur votat për t’u bërë deputete

Vlora Limani-Hajnuni ka mbledhur votat për t’u bërë deputete

Feti Gërbeshi sërish ndanë donacion për klubin e futbollit “Ulpiana” (Foto)

Kosova është në pritje të konstituimit të legjislaturës së shtatë të saj pas çlirimit.

Në zgjedhjet e 6 tetorit shumë kandidate për deputete kanë arritur të marrin vota të mjaftueshme për t’u bërë deputete për herë të pare, njofton Ulpianapress.

Dretoresha e Shëndetësisë së Lipjanit, Vlora Liani-Hajnuni, ka marrë votat e mjaftueshme për t’u bërë deputet në Kuvendin e Kosovës.

Burime të Ulpianapress-it brenda LDK-së, kanë bërë të ditur se Hajnuni ka marrë 8 mijë e 300 vota dhe është femra e tretë më e votuar në listën e LDK-së, pas Vjosa Osmanit dhe Marigona Gecit.

Hajnuni nuk ju deshën më shumë se dy vjet që të bënte revulucion në shëndetësin e Lipjanit, duke sjell rregull, diciplinë dhe investime që nuk kishin ndodhur në vitet e mbas luftës në këtë drejtorat.

Në dy ditët në vijim pritet të dalin rezultatet zyrtare, kur edhe do të kuptohem emrat e të gjithë deputetëve të legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës.

Disa nga të arrituar e drejtoreshës gjatë mandatit të saj dy vjeçar në krye të Shëndetësisë së Lipjanit.

Kujdesi Parësorë Shëndetësor në 2019 ka buxhet prej rreth 290,000.00. Përkthyer në fjalë i bije që çdo qytetarë i cili ka nevojë për sherbimet e stomatologut i merr ato në QKMF dhe QMF, pa pas nevojë të dal në instiucione private.
Shërbimi i laboratorit është shumë më funksional dhe më i furnizuar se sa që ka qenë ndonjëherë.
Aparatura shëndetësore në të gjitha shërbimet do të jetë e re dhe sipas standartit shëndetësor.
Objekti i Maternitetit (gjinekologjisë) pas shumë viteve mungesë të investimit eshte renovuar me toalet.
Shërbimi i Emregjencës është paisur me të gjithë aparaturën e nevojshme dhe me autoambulancë dhe nje autokombi për
pacientët në hemodializë te cilet do të kenë një transport më të rehatshëm me autokombi të ri.
Rregullimi i recepsionit ne QKMF
Dixhitalizi i Institucioneve te Kujdesit Paresor Shendetesor, gjegjësisht krijimi i dosjes dixhitale personale për çdo pacient.
Funksionalizimi i ekipit te patronazhit, ekip ky i cili nga 2019 ofron shërbime shëndetësore në shtepi për të gjithë pacientët që janë në nevojë për kujdes paliativ.
Vizita sistematike mjekësore dhe stomatologjike në shkolla në secilin tetor të çdo viti.
Vizita e mjekut një herë në javë në qerdhen e qytetit.
Më shumë rregull dhe respektim të orarit të punës nga stafi shendetësor”.

COMMENTS