Vogëlushja me kancer në veshka realizon ëndrrën, betohet si police

Vogëlushja me kancer në veshka realizon ëndrrën, betohet si police

Robotët në industrinë e ndërtimit

Abigail Arias është një vajzë e vogël që kishte një ëndërr të madhe: të bëhej një oficere policie.

Të enjten, ëndrra a vogëlushes u bë realitet pasi 6-vjeçara u betua zyrtarisht si një oficere nderi në Freeport të Teksasit.

Abigail është diagnostikuar me tumorin Wilms, një lloj i kanceri i pashërueshëm i veshkave tek fëmijët.

Shefi i policisë, Garivey Jr tha:

Buzëqeshja e saj e mahnitshme dhe vullneti i saj i fortë për të luftuar me ‘djemtë e këqij që ka brenda saj’. Doja ta bëja ëndrrën e saj realitet. Duhet ta takoni për ta kuptuar me të vërtetë se çfarë zonjushe e mrekullueshme që është.”

Arias-it iu dha një uniformë e bërë me porosi posaçërisht për të. E vogla u betua e rrethuar nga familja dhe gjithë oficerët e policisë nga i gjithë shteti.


COMMENTS