Volkswagen e “pensionon” modelin e saj të njohur

Volkswagen e “pensionon” modelin e saj të njohur

Ja sa do të kushtojë iPhone XR në shtetet kryesore të Evropës

Gjiganti gjerman i automobilave, Volkswagen, njoftoi se do t’i japë fund prodhimit të modelit të njohur “Beetle”.

Sipas një deklarate nga përfaqësia e kompanisë në SHBA, prodhimi i modelit, gjenerata e tretë e të cilit ende gjendet në treg, do të përfundojë në korrik të vitit të ardhshëm.

Në deklaratë thuhet se nuk planifikohet që vetura të lançohet sërish në treg në të ardhmen e afërt.

Beetle, i cili për herë të parë u fut në treg në vitin 1938 në Germaninë e periudhës naziste, fitoi famë të madhe në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të.

Kompania lançoi verzionin e ri me emrin “New Beetle” në vitin 1998, ndërsa që nga viti 2012 ka filluar të prodhojë modelet e gjeneratës së tretë.

COMMENTS