Vuçic hyn në Kosovë, pritet të bëjë homazhe në vendin ku u vra Ivanoviqi

Vuçic hyn në Kosovë, pritet të bëjë homazhe në vendin ku u vra Ivanoviqi

Policia e Kosovës fillon patrullimet policore edhe me skuterë (Foto)

Aleksander Vucic ka hyrë në territorin e Republikës së Kosovës. Ai sot shkon në Manastirin e Banjask në komunën Veriore të Kosovës, Zveçan.

Vizita e Vucicit në Kosovë po bëhet pak ditë pasi u vra politikani serb, Oliver Ivanovic. Shefi i Shtetit serb pritet të bëjë homazhe edhe në Veri të Kosovë, në vendin ku u vra ish-deputeti i Kosovës.

Veç kësaj, Vucic pritet të vizitojë edhe Universitetin e Prishtinës që ndodhet në Veriun e Kosovës, përkatësisht në Fakultetin Teknik. Është paralajmëruar se atje do të shkojë pas orës 12.

Përpos Veriut, Vucic pritet të vizitojë edhe komunat jugore me shumicë serbe. Pasdite, Vucic do të vizitojë Graanicën dhe Manastirin e këtij qyteti.

Aleksander Vucic kishte dënuar vrasjen e Ivanovicit, i cili ishte kundërshtar i tij politikë. Kishte kërkuar edhe përfshirjen e Serbisë në hetime, por që Kosova e ka refuzuar një gjë të tillë.

Ende nuk ka të dyshuar për vrasjen e Ivanovicit përveç disa fakteve që janë gjetur për veturën që është përdorur në atentat.

COMMENTS