Vuçiq për taksën: Po pres edhe 45 ditë!

Vuçiq për taksën: Po pres edhe 45 ditë!

KF Arbëria vazhdon sigurt drejt titullit kampion

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq ka thënë se Kosova përmes akuzave kundër Milan Radojçiqit dëshiron ta dobësoj veriun. 

Në televizionin publik të Serbisë, tha se gjithmonë e dinte se Radojçiqi nuk ka qenë i përfshirë në vrasjen e Oliver Ivanoviçit, transmeton Indeksonline. 

Sipas presidentit serb, Radojçiqi ishte 500 kilometra larg Mitrovicës në kohën kur u vra Ivanoviçi, shkruajnë mediat serbe. 

Tutje, ai tha se deklarata e Thaçit ne Tiranë se ai e dëboi Radojçiqin nga Kosova tregon se ky rast ishte krijuar kundër tij. 

“Ata duan të përjashtojnë Radojçiqin për ta dobësuar veriun serb. Ata e dinin se ai ishte një nga fytyrat kryesore” u shprehë Vuçiq. 

Presidenti serb po ashtu foli edhe për largimin e serbëve nga institucionet në Kosovës. 

Sipas tij, largimi i serbëve nga institucionet duhet të jetë masa përfundimtare, sepse përndryshe Prishtina nuk do të ishte e vetmja që fajësohet për mospërfilljen e Marrëveshjes së Brukselit. 

Ndërsa për taksën ndaj produkteve serbe, presidenti serb tha se do të presë edhe 45 ditë. 

“Po pres edhe 45 ditë për të parë se çfarë do të bëhet  me taksën” u shprehë Vuçiq i cili tha se shpreson që krerët ndërkombëtarë të ndërhyjnë. 

Kurse mohoi thashethemet se ka një afat kohor për arritjen e një marrëveshje me Kosovën. 

“Nuk ka afate kohore, ato janë të pakuptimta por me kalimin e kohës, marrëdhëniet tona po përkeqësohen” u shprehë Vuçiq.

COMMENTS