Vuçiq qëndron vetëm sot në Kosovë

Vuçiq qëndron vetëm sot në Kosovë

Ndodhi qysh mbrëmë: Amerikanët ua dhanë liderëve kosovarë këtë lajm për vizat

Edhe pse fillimisht u raportua se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të qëndrojë në Kosovë dy ditë, të shtunën dhe të dielën, ai do ta përfundojë vizitën sot, pas takimit me qytetarët në Llapna Sellë.

Kjo është vizita e shtatë e Vuçiqit në Kosovë në pesë vitet e fundit, ndërkaq e para në cilësinë e presidentit të Serbisë.

Ndonëse më herët ishte paralajmëruar që Vuçiq do të qëndroj dy ditë në Kosovë, ai do ta përfundojë vizitën të shtunën, pas takimit me qytetarët lokal në Llapna Sellë.

Vizita e Vuçiqit në Kosovë pason katër ditë pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, siç ka paralajmëruar ai, për të biseduar me serbët.

Sipas planit të vizitës është paraparë që Vuçiq, fillimisht po qëndron në veri të Kosovës, ku po viziton Manastirin e Banjskës, e më pas do të qëndrojë në Fakultetin e Shkencave Teknike në Mitrovicën veriore, në një takim të mbyllur, do të bisedojë me përfaqësuesit politik dhe institucional të serbëve të Kosovës.

Më pas, është paraparë që Vuçiq të udhëtoj për në pjesën qendrore të Kosovës, në Graçanicë dhe Llapna Sellë, ku do të bisedojë me banorët lokal.

COMMENTS