Ymeri thotë se Kadri Veseli po shpërfill gjyqin e nuk po arrestohet

Ymeri thotë se Kadri Veseli po shpërfill gjyqin e nuk po arrestohet

Ymeri e pret kongresistin amerikan me flamurin e Kosovës (Foto)

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka reaguar ndaj vendimit të gjykatës për lënien në paraburgim të Albin Kurtit e Donika Kadaj-Bujupi, duke hedhur kritika ndaj sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Veseli, përmes një postimi në Facebook, ka komentuar edhe çështjen e mosparaqitjes së Kadri Veselit në gjykatë, në cilësinë e dëshmitarit të prokurorisë. “Kryeparlamentari Veseli shpërfilli thirrjen e gjykatësit, ai nuk u arrestua nga autoritetet kosovare”.

Postimi i plotë i Ymerit:

“Albini dhe Donika u arrestuan më 24 nëntor dhe prapë më 27 nëntor. Në burg po mbahen edhe sot, në ditën e 27’të. Gjatë këtyre ditëve u mbajtën 2 seanca gjyqësore (përfshirë këtë të mbajtur sot). Në asnjërën prej këtyre seancave nuk u paraqit Kadri Veseli në cilësinë e dëshmitarit të prokurorisë. Por ky asnjëherë nuk u arrestua. Edhe pse qartazi e shpërfilli thirrjen e gjykatësit. Edhe pse qartazi po e shpërfill gjyqin.

Dhe pas tërë kësaj prokurori hoqi dorë nga dëshmimi i Veselit.

E gjykatësi Albinin e Donikën i dërgoi prapë në burg. Ky proces është kryekëput politik, dhe kryekëput absurd proceduralisht.

Kështu është kur e ke sistemin në dorë, sikur Veseli. Kur e ke gjykatësin në kontroll. Kur e ke prokurorin në dorë. Mund të bësh çfarë të duash. Pa pësuar asgjë.

Veseli nuk është njëri prej dëshmitarëve. Ai është denoncuesi kryesor. Ai që me ngulm insistonte dhe insiston që Marrëveshja për Demarkacion të ratifikohet në Kuvend. Ai që insistonte që Zajednica të pranohej e zbatohej. Ai që insiston që Albini dhe Donika të mbahen në burg. Dhe këtë duke urdhëruar nga lartë e duke e mundësuar praktikisht nga poshtë.

Këtë Veseli e bën me veglat e tij. Beqir Kalludra, gjykatësi përndjekës ndaj aktivistëve e deputetëve të VETËVENDOSJE!-s, duket të jetë njëra prej veglave më të përdorshme. Prandaj ky gjykatës i ka rastet kryesore kundër VETËVENDOSJE!-s në gjykim. Sepse e ka dëshmuar që dënon pa prova, mbanë deputetë në burg me urdhëra politik, i falë e u nënshtrohet të pushtetshmëve të ShIK-ut. Kështu mbijeton Kalludra, duke e mundësuar që të mbijetojë gjyqësori i kapur. Ai vet e tha sot se gjykatën e konsideron si të vehten, duke i nxjerrë të pranishmit jashtë pa asnjë arsye, dhe duke i kërcënuar se “nuk do të mund të hyjnë në gjykatën e tij”.

Nuk është e mjaftueshme të thuhet se institucionet politike kanë ndikim mbi gjyqësorin. Është më thellë e më keq se kaq. Institucionet e kriminalizuara e kontrollojnë gjyqësorin. Kjo e bën që në Kosovë të mos gjykohet krimi, por të ndodh e kundërta, Krimi të shndërrohet në gjykatës e prokuror.

Liri për deputetët, për Albinin, Donikën, Albulenën e Fatonin

Liri për aktivistët, për Frashërin, Atdheun, Egzonin e Adean

Drejtësi për Astritin” (sic.), ka shkruar Ymeri. /Telegrafi/

COMMENTS