ZBULOHET NJË ENZIMË QË HA PLASTIKËN

ZBULOHET NJË ENZIMË QË HA PLASTIKËN

Të fshehtat e jetës seksuale të diktatorëve më të mëdhenj në histori

Një zgjidhje e mundshme e një prej problemeve më të mëdha të mjedisit: ajo e plastikës. Një ekip shkencëtarësh nga universiteti i Portsmouth dhe Laboratori Kombëtar i Energjisë së Rinovueshme të Departamentit të Energjisë në Amerikës ka krijuar një enzimë që mund të tresë disa nga plastikat tona më ndotëse.

Zbulimi u publikua në revistën PNAS dhe duket si një kuriozitet, por në fakt është një gjetje fantastike për miliona tonelata të shisheve të plastikës, të bëra nga tereftalat i polietilenit, ose Pet që në fakt duron qindra vjet në mjedis. Ekspertët studiuan strukturën kristaline të Pet, një enzimë e zbuluar së fundmi tret Pet dhe përdor këtë información 3D për të kuptuar sesi funksionon.

Gjatë këtij studimi rastësisht krijuan një enzimë që është më mirë për të degraduar plastikën, se ajo që zhvillohet në natyrë, enzima e prodhuar nga bakteria “Ideonella sakaiensis”.Shkencëtarët po punojnë në përmirësimin e enzimës për të lejuar përdorimin industrial për ta dekompozuar atë në një kohë më të shkurtër.

Kërkuesit e krijuan kur po ekzaminonin strukturën e një enzime natyrore që besohet se është krijuar në një qendër riciklimi të mbetjeve në Japoni duke i lejuar një bakterieje të përdorte plastikën si burim ushqimi. Objektivi ishte të përcaktonin strukturën e saj, por shkuan një hap më para dhe krijuan aksidentalisht një enzimë që ishte më e mirë për shpërbërjen e plastikës së Pet-it./bota.al.

“Rastësia shpesh luan një rol të rëndësishëm në kërkime shkencore dhe ky i yni nuk është një përjashtim” – komentoi McGeehan El. Kjo enzimë mund të degradojë polietilenin furandicarboxilat, ose Pet që prezantohet si një zëvendësues për shishet e birrës së qelqit. Është e qartë se gjendemi para fillimit të këtij zbulimi dhe ka shumë për të bërë në këtë fushë.

COMMENTS