Zgjidhet gruaja më e admiruar e globit dhe ju të gjithë e njihni atë

Zgjidhet gruaja më e admiruar e globit dhe ju të gjithë e njihni atë

Ronela Hajati shfaqet pa makijazh (Foto)

Ka lënë pas në këtë klasifikim emra të tillë si ish-Zonja e Parë e SHBA’ve Michelle Obama, apo Oprah Winfrey, dhe prej vitit 2015 e kryeson këtë renditje në mënyrë stoike.
Kompania e njohur angleze “Yougov”, sipas një sondazhi të realizuar pak ditë më parë e ka renditur aktoren e famshme Angelina Jolie në vendin e parë, i cili e shpall zyrtarisht 43 vjeçaren femrën më të admiruar të globit.

Thuajse çdo vit, kjo kompani realizon sondazhe të kësaj natyre, ku burrat dhe gratë që vijnë nga fusha të ndryshme veprimi si aktrimi, televizioni, biznesi, politika, etj bëhen pjesë e kësaj gare e cila shtrihet në shumë vende të botës. Praktikisht, në këtë sondazh të fundit të “YouGov”, i cili u shtri në 35 shtete të ndryshme të botës dhe në të cilin morën pjesë plot 37 mijë njerëz, rezultatet shpallën fituese divën e kinemasë, Angelina Jolie.

Ndërsa, sa i takon meshkujve më të admiruar, listën e kryesoi themeluesi i “Microsoft”, Bill Gates.

COMMENTS