Zyra e censurës në Komunën e Lipjanit

Zyra e censurës në Komunën e Lipjanit

Selatin Retkoceri shpalosë programin para simpatizantëve në Poturovc

Zyra e informimit në Komunën e Lipjanit, ka nisur seriozisht të shihet si zyrë e censurës së skajshme dhe me ndikim 100 për qind nga kryetari aktual, Imri Ahmeti. Se Ahmeti e ka ngufatur zyrën e informimit dhe e ka kthyer në portal të punëve të veta dhe të subjektit të tij politik e thonë edhe kuvendarë të opozitës në Lipjan.

Në mbledhjet e Kuvendit Komunal zyra e informimit nuk sheh tjetër pos pjesëtarëve të pozitës dhe kuvendarëve të LDK-së. Të tjerët për këtë zyrë nuk ekzistojnë. Sipas opozitës, mjafton të klikohet kjo faqe dhe të shihet se aty po shkilet transparenca si segment kryesor i demokracisë, njofton Ulpianapress.

Argjend Tasholli kuvendar nga grupi opozitar i PDK-së ka deklaruar se opozita në Lipjan, për publikun është gjithnjë e anashkaluar nga zyra e informimit .

“Zyra e informimit e ka për obligim që ta lejojë hapësirën tonë të uzurpuar gjatë postimeve të informacioneve që ajo i bënë nga mbledhjet e Kuvendit Komunal.Në Faqen Zyrtare të Komunës së Lipjanit, duhet të ndëgjohet edhe zëri opozitar. Mirëpo, mjerisht ky zë është i ngulfatur nga Zyra për Informimim e cila e menaxhon Faqen Zyrtare të Komunës, duke qenë kështu ajo vetë 100% e ngulfatur nga ndikimi i kryetarit Ahmeti”, ka thënë ai.

Kurse, Shkelzen Bislimi kuvendar nga VV-ja ka deklaruar me këtë rast se Zyra e informimit në Komunën e Lipjanit e shpërfill opozitën dhe nuk publikon asnjëherë ndonjë propozim të opozitës ose mendimet e saj për tema të ndryshme qe dalin nga Kuvendi Komunal.

“Me këto veprime ajo çdo ditë e më shumë po dëshmon që është nën ndikimin e ekzekutivit. Me një fjalë ajo po i ngjason më shumë një portali të ndonje subjekti poltik se sa nje faqeje zyrtare“, ka thënë ai./Ulpianapress

COMMENTS