Zyra e Pensioneve në Lipjan në hyrje vendos mbishkrimin “Nuk punojmë, kemi rast vdekje”

Zyra e Pensioneve në Lipjan në hyrje vendos mbishkrimin “Nuk punojmë, kemi rast vdekje”

BE-ja pro ushtrisë së Kosovës, por vetëm sipas Kushtetutës

Zyra e Pensioneve si institucion publik në Lipjan ka vendosur një mbishkrim jo të zakonshëm.

“Nuk punojmë, kemi rast vdekje deri të martën”. Në këtë zyrë janë të punësuar dy zyrtarë, mirëpo shkaku se udhëheqësja e saj ka një rast vdekje ishte mbyllur kjo zyrë.

Ky mbishkrim ka nxitur reagimet e pensionistëve të cilët gjatë së premtes kishin ardhur për t’i vazhduar pensionet e tyre të pleqërisë. Ndërkohë pas presionit të tyre zyra është hapur në mëngjes, por mbishkrimi vazhdon të mbetet i vendosur ne derën e hyrjes së saj. “Koha Ditore” ka pyetur zyrtarët e kësaj zyre si është e mundur në institucionin publik të vendoset një mbishkrim i tillë, ata kanë thënë se shefja e zyrës ka një rast vdekje, mirëpo ndërkohë punëtorët kanë ardhur për ta hapur zyrën dhe për të kryer shërbime ndaj qytetarëve.


Koha.net

COMMENTS