ZYRTARE: Ish-lojtari i Ulpianës Labinot Ibrahimi transferohet te FC Prishtina

ZYRTARE: Ish-lojtari i Ulpianës Labinot Ibrahimi transferohet te FC Prishtina

Vuçiq i reagon Mesiçit për shqiponjën: Kroatët e shqiptarët na urrejnë

Labinot Ibrahimi është rikthyer te FC Prishtina pas gjashtë viteve të kaluara te Partizani i Tiranës, raporton Gazetasheshi.com.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit kryeqytetas që e ka falenderuar presidentin e klubit të Partizanit, Gazment Demin për lejimin e transferimit të Ibrahimit drejt Prishtinës.

“Presidenti i nderuar i Partizanit, mik i ngushtë i kryetarit të FC Prishtina, Remzi Ejupi, do të ndihmoj klubin tonë duke pranuar ofertën e transferimit të Labinot Ibrahimit, nga radhët e Partizanit nga Tirana në Prishtinë”, thuhet ndër të tjerash në komunikatë.

Labinot Ibrahimi, ndër futbollistët më të dashur të tifozerisë së kuqe, do të rikthehet në skuadrën e Prishtinës pas 6 vitesh kur në vitin 2013 kishte lëvizur për Tiranë.

Labinot Ibrahimi, ka fituar të gjitha trofetë e mundshëm, si me Prishtinën po ashtu edhe me Partizanin.

COMMENTS