ZYRTARE: Shkarkohet ish-trajneri i Ulpianës

ZYRTARE: Shkarkohet ish-trajneri i Ulpianës

Përdhunimi i shqiptares, Robinho reagon për herë të parë

Edhe një trajner në Kosovë ka mbetur pa skuadër.

Vitia ka shkarkuar trajnerin Megzon Visoka, transmeton Ulpianapress.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e trajnerit.

Vendimi për shkarkimin e Visokes ende mbetet një mister, sepse klubi nga Vitia është vetëm një pikë larg kreut të tabelës, pozitë kjo që është blinduar nga KF Ulpiana që nga fillimi i kampionatit.

Pas 10 javësh, Vitia ndodhet në vendin e 3-të me 16 pikë të tubuara.

“Te nderuar miq te mi , me ane te ketij postimi dua te ju njoftoje te gjitheve se me nuk jam pjese e FC VITIA. Klubi ka vendosur ashtu dhe e respektoje vendimin e klubit.

Une largohem shume krenar me punen e bere nga une dhe bashkepunetoret e mi ( Petrit Rushiti , Artan Sadriu , Endrit Memeti ) , e cila pune me se miri eshte pasqyruar nga rezultatet pozitive dhe nga performanca e te gjithe futbollisteve. Largohem duke e lene klubin ne vendin e 3-te me vetem nje pike larg vendit te 1-re dhe me 8 ndeshje pa humbje. Andaj nuk kam se si te largohem ndryshe perveqse shume KRENAR per te gjitha qe kemi arrite per nje periudhe te shkurte kohore.

Futbollisteve dhe klubit u uroje shume suksese ne vazhdim dhe besoje fuqishem se do ta arrijne objektivin qe te futen ne Superlige sepse kane mundesi per ta arrite nje gje te tille”, ka shënuar Visoka.

COMMENTS