3 ndeshje pa humbje, Ulpiana po marshon drejt Supeligës

3 ndeshje pa humbje, Ulpiana po marshon drejt Supeligës

Hoxha: Votimi për liberalizimin e vizave, më së largu në fillim të dhjetorit

Kanë vetëm tre gola më shumë të shënuara se sa Vitia e vedit të dytë (21 në 19 javë kampionat) dhe pikërisht golavarazhi i mban në pozita tejet komode.

Plot 270 minuta me rrejta të paprekura e bëjnë defensivën e bardhebluve një “bunker”. Por, ajo që vlen të evidentohet, lidhet me rreshtimin, një ekip që ndryshon nga takimi në takim, si dhe brenda lojës. Fadil Ademi, i kushtëzuar nga dëmtimet apo dhe kartonët, është detyruar që të ndryshojë shpeshherë prapavijën, madje është detyruar që të përshtatë edhe mesfushorë në këtë rol.

Një statistikë realisht pozitive, çka mund të konstatohet edhe në tri përballjet e fundit. Jo vetëm që nuk kanë humbur, por as nuk kanë pësuar.

Zero gola në 270 minuta lojë është meritë edhe e portierit Blakqori, i cili bëri disa pritje të shkëlqyera, por mbi të gjitha dhe e lojtarëve që kanë luajtur në këtë sektor.

Lipjanasit para vetes kanë dy sfida shumë të rendësishme, ndoshta vendimtare për Ulpianën, në fundjavë, djelmoshat e Fadil Ademit takohen me Vitinë përcjellse si dhe Flamurtarin e vendit të tretë në ndeshjen e radhës.

Ulpiana ka bilac pozitiv me të dyja këto skuadra./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)