Aktivistet feministe mbushin muret e qytetit të Lipjanit me grafite

Aktivistet feministe mbushin muret e qytetit të Lipjanit me grafite

Kaq zgjasin pritjet në dalje të Merdares dhe tek Dheu i Bardhë

Gjatë ditës së sotme, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist realizoi aksionin simbolik në qytetin e Lipjanit. Muret e këtij qyteti u mbushën me grafite të shumta të cilat denoncojnë dhunën sistemike ndaj grave.

“Sonte, aktivistet feministe nga Lipjani dhe Kolektivi mbushën muret dhe rrugët e qytetit me mbishkrime në shenjë kundërshtimi ndaj dhunës ekonomike, fizike dhe psikologjike që ushtrohet mbi gratë dhe vajzat.
Mesazhet e lëna, bëjnë të ditur atë që veç se e përjetojnë gratë në shtëpi, shkolla, rrugë, kafe e institucione tjera publike dhe kumtojnë që gratë janë të revoltuara dhe të vendosura që ta luftojnë sistemin dhe shtypjen e tyre të vazhdueshme.”, thuhet në njoftimin e kolektivit.

Ky është një ndër aksionet që vajzat po realizojnë kohëve të fundit në hapësira publike.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)