Ekskluzive: E mundën Vitinë, presidenti DINO i “shpërblen” lojtarët e Ulpianës

Ekskluzive: E mundën Vitinë, presidenti DINO i “shpërblen” lojtarët e Ulpianës

KQZ nesër publikon rezultatet përfundimtare për kryetarë të komunave

Në stadiumin e qytetit të Shtimes u luajt ndeshja e fundit e javës së 20-të të Ligës së Parë mes Ulpianës dhe Vitisë, shkruan Ulpianapress.

Lipjanasit fituan me rezultat minimal 3-2, me tri gola të shënuar në pjesën e parëkurse mysafirët shënuan dy herë në pjesën e dytë.

Pas kësaj fitoreje, Ulpiana forcon pozitën në vendin e parë, ndërsa Vitia nga pretendent për kryesuese tashmë e sheh vetën 6 pikë larg lipjanasve.

Mirëpo, burime të Ulpianapress mësojnë se lojtarët lipjanas me këtë fitore kanë fituar edhe premia nga presidenti i klubit DINO.

Sipas asaj që ka mësuar Ulpianapress, secili nga lojtarët e Ulpianës ka fituar nga 50 euro si premi për fitoren e arritur ndaj Vitisë./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)