Imri Ahmeti, kampion edhe në sondazhe

Imri Ahmeti, kampion edhe në sondazhe

ABT ndërton RS6 Avantin e fundit me 735 kuajfuqi

Në një sondazh të bërë nga Gazeta Upianapress, qytetarët kanë dhënë mendimin e tyre se kush duhet të jetë kryetari i ardhshëm i Lipjanit në zgjedhjet lokale që mbahen në këtë vit, Imri Ahmeti, Hyzer Rizani, Vehbi Imeri apo Adnan Rrustemi.

Në pyetjen hepotike se “Nëse këta janë kandidatë për kryetar të Lipjanit në zgjedhjet lokale.Cili nga këta mendoni se duhet të qeverisë me Lipjanin”, janë përgjigjur për 24 orë rreth 1 mijë qytetarë, duke shënuar në koment emrin e të preferuarit të tyre.

Qytetarët për kryetar në rezultatet e këtij sondazhi e kanë votuar të parin e Lipjanit, Imri Ahmeti me mbi 70%, ndërsa mbrapa tij janë Adnan Rrustemi, Hyzer Rizani dhe Vehbi Imeri me një përqindje të vogël.

Kjo është një dëshmi që votuesi lipjanas, për zgjedhjet nacionale dhe ato lokale ka disponim të ndryshëm.

Përderisa në zgjedhjet nacionale, u favorizuan VV dhe kandidati i saj për deputet, Adnan Rrustemi, ne garën për kryetar të Lipjanit bindshëm më i pëlqyeri është kryteari aktual, njëherit edhe kryetar i degës së LDK-së, Imri Ahmeti.

Vlen të theksohet se në këto sondazhe nuk lejohet që i njejti person të votojë dy herë./Ulpianapress/

Rezultatin e sondazhit e gjeni në rrjetin tonë social Facebook ( Ulpianapress).

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)