Kryetari Ahmeti i dërgon telegram ngushëllimi familjes Sinani

Kryetari Ahmeti i dërgon telegram ngushëllimi familjes Sinani

Ahmeti: Rinia është motivi i jonë, ata do të kenë hapësirë të mjaftueshme në jetën institucionale

Krytari Imri Ahmeti i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Sinani nga Resinoci i Lipjanit, pas vdekjes së djaloshit 7-vjeçar, i cili u godit nga vetura ditë më parë.

Ahmeti ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, duke thënë se Seferin e vogël do ta kujtojnë gjithëherë si nxënës të edukuar dhe shembullorë.

« Me pikëllim të thellë morëm lajmin e hidhur për humbjen e jetës në mënyrë aksidentale të nxënësit Sefer ( Sadri ) Sinani, nxënës i klasës pëgatitore në PNF në Resinoc.
Me këtë rast, Kryetari i Komunës Imri Ahmeti dhe Drejtoresha e DKA Elmaze Behluli, përmes telegramit, shprehin ngushllime të sinqerta familjes, nxënësve dhe mësimdhënësve për humbjen e Seferit në lulen e rinisë.
Seferin e vogël do ta kujtojmë gjithëherë si nxënës të edukuar dhe shembullorë.
Pushoftë në parajsë ky engjull i vogël! »./Ulpianapress.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)