Ndarja nga jeta e Pajazit Ollurit, telegram ngushëllimi nga kryetari Ahmeti

Ndarja nga jeta e Pajazit Ollurit, telegram ngushëllimi nga kryetari Ahmeti

Nëse gjërat ecin sipas parashikimeve, kosovarët mund të lëvizin pa viza këtë vit

Ndarja e papritur nga jeta e trajnerit të klubit basketbolliatik Lipjani, Pajazit Olluri, ka marrë sot gjithë vëmendjen, jo vetëm të opinionit sportiv. Kanë reaguar shumë njerëz për këtë tragjedi, nga fusha të ndryshme të jetës.

Ka reaguar edhe Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, i cili ka postuar një status në faqen e tij zyrtare në facebook, ku shpreh dhimbjen për atë që e quan si një puntorë i madh i cili më përkushtim ka shpërndarë dijën e tijë tek gjeneratat e reja.

Ja dhe statusi i Kryetarit Ahmeti:

E nderuar Familje Olluri,
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta e më të dashurit tuaj, mësimdhënësit të përkushtuar, trajnerit Pajazit Olluri.

Më lejoni që në emër të të gjitha institucioneve të Komunës së Lipjanit, dhe në emër timin të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen e hershme nga jeta të mësimdhënësit të edukatës fizike në shkollën “Ismail Luma”, Pajazit Olluri.

Ky lajm na ka tronditur të gjithëve, nxënësit dhe kolegët e tij do ta kujtojnë si një puntorë i madh i cili më përkushtim ka shpërndarë dijën e tijë tek gjeneratat e reja

Ngushëllime familjes Olluri, miqve, kolegëve, dhe të gjithë qytetarëve të Komunës së Lipjanit.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)