Tasholli ka një kërkesë ndaj komunës së Lipjanit

Tasholli ka një kërkesë ndaj komunës së Lipjanit

Komunikimi i delegacionit kosovar në prani të Mogherinit në Bruksel: “Hajde bac, hajde!”

Gripet të ndryshme, jo që po shenojn rënie, por akoma vazhdojn me intesitet të njejtë, problem për qytetarët po del të jetë furnizimi me barna të mjekimit. Sepse nje barnatore kujdestare, me një punëtor, nuk mund ti furnizojë deri në dhjetë klientë që qëndrojnë në radhë për barna. Aq më parë që në mesin e atyre që presin në radhë, nuk janë vetëm të prekurit nga gripet, por edhe gra shtatëzëna dhe persona me telshe të ndryshme shëndetësore.

Andaj kjo ka bërë që asambleisti i PDK-së në Lipjan, Argjend Tasholli të kërkoj nga Komuna të rritet numri i barnatoreve kujdestare, nga një në dy barnatore kujdestare, njofton Ulpianapress.

Ai ka shtuar tutje se pret që organet komunaletë reflektojnë rreth kësaj kërkesë.

« Duke pasur parasyshë kohën në të cilën po kalojmë me gripe të ndryshme, mendoj që në qytetin tonë duhet të kemi më shumë barnatore kujdestare gjatë natës, qytetari duhet të ketë lehtësira.
Ky ishte vetem një mendim i imi, presë që të reflektojnë në këtë drejtim », ka shënuar Tasholli./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)